INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klea Huta rrëfen historinë e puthjes së parë me Elgitin: ‘’Ishte natë, jo ditë, hëna në qiell, rruga bosh dhe...’’

Klea Huta rrëfen historinë e puthjes së parë me Elgitin: ‘’Ishte natë, jo ditë, hëna në qiell, rruga bosh dhe...’’

Publikuar më: 11:56 31-03-2019

Klea Huta dhe Elgit Doda padyshim janë një nga çiftet që kanë bërë shuam bujë në shtypin rozë.

Ata duket sikur ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin, si në jetën private edhe në atë profesionale.

Motivojnë dhe inspirohen nga njëri-tjetri, një histori dashurie si ajo që të gjithë do ta dëshironim, por si ka lindur ajo.

E thirrur së fundmi në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ të Rudina Dembacajt, Klea Huta rrëfeu për herë të parë të vërtetat e lidhjes së saj.

Gjithashtu Klea rrëfeu dhe momentin e puthjes së parë, një nga më deçizivët në një lidhje.

‘Ishte natë, nuk ishte ditë. Ishte hëna në qiell, dritat e rrugës, rruga bosh dhe…’ - është shprehur Klea Huta duke e lënë vetë të imagjinohet fundi.

’ Po ecnit në këmbë’ - vazhdoi moderatorja e emisionit Rudina Dembacaj.

‘Jo, ishim me makinë. Unë isha me makinë, ai ishte në këmbë. Tha mbaje pak makinën dhe kështu…’ - tregoi Klea pa dhënë më shumë detaje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0052230358123779