INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klea Huta tregon kritikat që i bën vjehrra! Mirëpo edhe mamaja e saj ka plot kritika për Elgitin

Klea Huta tregon kritikat që i bën vjehrra! Mirëpo edhe mamaja e saj ka plot kritika për Elgitin

Publikuar më: 18:26 07-07-2019

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më simaptike në shtypin rozë shqiptar. Ajo një moderatore dhe këngëtare, ai gjithashut një këngëtar dhe producent i suksesshëm, duket si një kombinim i bërë në yje.

Kjo është dhe arsyeja pse në çdo intervistë publike të tyren, prezantuesit nuk mund të rrinë pa i ngacmuar pak për këtë pjesë personale të jetës së tyre.

E ftuar në ditën e sotme në “E Diell”, Klea ka folur për një temë që është një fenomen kudo në botë: marrëdhënia midis nuses dhe vjehrrës.

Çfarë kritike ka vjehrra ndaj saj dhe mamaja e Kleas për Elgitin? - ishte pyetja që iu drejtua Kleas.

"Vjehrra më thotë që të bëj më shumë emisione ndërsa mamaja ime i thotë Elgitit të bëjë më shumë këngë", u përgjigj Klea.

Pak kohë më parë Klea tregoi se vjehrrës së saj nuk i pëlqen as ta thërrasë "vjehrra" sepse marrëdhënia e tyre është si shoqe.

"Zonja Tana është një zonjë e mrekullueshme dhe unë jam me fat që e kam. Jam me fat, sepse lindi njeriun e jetës sime. Jam shumë e bekuar që e kam, sepse më këshillon, më tërheq vërejtje… Kemi një marrëdhënie shumë të mirë”, ka treguar Klea.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041458606719971