Elgit Doda dhe Klea Huta janë një ndër çiftet më simpatikë në showbizzin shqiptar dhe shumë të dashur për publikun. Fillimisht ata e mbajtën shumë sekrete romancën e tyre, por më pas dolën publikisht me deklarata dashurie dhe shumë mirë bënë.
Së fundmi, e ftuar në emisionin “Tempora” Klea i ka bërë një tjetër deklaratë partnerit të saj dhe kur u pyet nëse ai është ndopak i mirë, bukuroshja është përgjigjur:
“U qyqja mashalla. Ne ta themi shqip fare, ka gjetur tenxherja kapakun. E kam të vështirë t’i them gjërat kështu për njerëzit që kam shumë afër vetes, por realisht Elgitin dua ta falënderoj nga shpirti për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që kam pasur prej tij, për projektin që realizuam bashkë. Po të mos kisha Gitin dhe familjen time do e kisha të vështirë për ta realizuar. Janë shtyllat e mia.”
Po ashtu, Klea ka treguar arsyen pse e mbajtën të fshehtë lidhjen.
“Foton e zgjodhi Elgiti. Donte ta hidhnim bardh e zi sepse ai vdes për këto lloj fotosh. Unë nuk i kam qejf, por pastaj filluan të më pëlqenin. Dy njerëz të rinj siç jemi unë edhe Elgiti pa e konkluduar më parë marrëdhënien nuk mund të dalim hapur dhe të themi që jemi bashkë. Foton e kemi hedhur pas një viti lidhje. Se ne ishim të sigurt, tani jemi bashkë dhe ta hedhim këtë foto”, ka pohuar moderatorja.