Prej disa muajsh është folur që Klea Huta do të sjellë projektin e saj të ri televiziv. Bëhet fjalë ekranin e Top Channel dhe një emision dedikuar shqiptarëve të famshëm që jetojnë dhe janë të njohur edhe jashtë shtetit. Duke qenë se xhirimet kanë përfunduar, emisioni do të nisë transmetimin në shtator.
Vetë Klea ka zbuluar pak nga projekti duke postuar në ‘Instagram’ disa pjesë të emisionit. Moderatorja ka udhëtuar në disa vende të ndryshme të Amerikës si New York City, Los Angeles apo Miami për të takuar disa nga personazhet shqiptarë.
Pjesë e emisionit do të jetë fotografi Fadil Bersiha, modelet shqiptare, Angela Martini, Afërdita Dreshaj dhe Emina Çunmulaj, valltari Tony Dovolani, si dhe aktori James Biberaj. Nëpërmjet këtij emisioni Klea do të pasqyrojë jetën dhe punën e VIPa-ve atje, gjë për të cilën të gjithë janë kuriozë.