Pas pak fillon Amici në Canale 5 dhe në trupën e balerinëve përfaqësohemi nga dy shqiptarë.
Bëhet fjalë natyrisht për Kledi Kadiun, tashmë pikë referimi në këtë spektakël dhe hyrjen e re për këtë sezon në Amici, të talentuarën Klaudia Pepa. Spektakli i talenteve Amici është kthyer tashmë në një show shumë të dashur të shqiptarëve duke marrë parasysh se të shumtë kanë qenë ata që kanë marrë pjesë dhe që kanë përfituar prej tij. Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, Ilir Shaqiri dhe së fundmi Klaudia Pepa janë vetëm disa nga emrat e artistëve që janë futur në Amici si aspirantë. Nuk besojmë se ka nevojë për shumë histori pasi vetëm këto emra mjaftojnë si dëshmi për suksesin e deritanishëm të shqiptarëve në Itali.
Duke iu rikthyer spektaklit të sotëm Kledi ka bërë me dije se ai dhe gjithë trupa e balerinëve kanë gati një dhuratë për publikun, trupë në të cilën përfshihet natyrisht edhe Klaudia. T’i ndjekim teksa na bëjnë krenarë, si gjithmonë. Pas pak në 14:10, Canale 5.