Kledi Kadiu është një nga ikonat e baletit shqiptar dhe prej vitesh është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të kësaj disipline edhe në Itali.
Në 28 qershor të vitit që lamë pas balerini i njohur Kledi Kadiu celebroi dashurinë e tij me martesë në periferi të Romës, pikërisht buzë liqenit të Braçiano-s.
Çifti balerin i thanë njëri-tjetrit “PO” dashurisë së tyre disa vjeçare, ku së bashku kanë dhe një vogëlushe 3-vjeçare të cilën e kanë pagëzuar me emrin Lea.
Një vit pas dasmës, balerini Kledi Kadiu është bërë nostalgjik dhe ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një video me momente të bukura që nga përgatitja e dasmës dhe deri më tani, të shoqëruar dhe me një urim special për bashkëshorten e tij përmes disa fjalëve mjaft emocionuese.
“Ka kaluar një vit nga ajo ditë e paharrueshme. I mbaj mend emocionet e papërshkrueshme dhe padurimin për të të parë teksa ecje pranë meje, e bukur, si gjithmonë. Të dua Charlotte”- shkruan Kledi anash videos.