INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klement Zguri largohet sërish nga mbledhja: Të ndërpritet procesi i përgatitjeve të zgjedhjeve

Klement Zguri largohet sërish nga mbledhja: Të ndërpritet procesi i përgatitjeve të zgjedhjeve

Publikuar më: 11:53 13-06-2019

Klement Zguri është larguar sërish nga mbledhja e KQZ. Zguri shprehu edhe një herë qëndrimin e tij, njëjtë me mbledhjen e kaluar të KQZ, ai tha se dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve është botuar tashmë në fletoren zyrtare e ka hyrë tashmë në fuqi, për këtë arsye kërkoi që të ndërpritet procedura për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

“ Si mundet që një institucion, të gjykojë sipas interesave të veta, apo mendimit të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë që unë të shoh ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e dekretit. Bëhet fjalë për dekret të vendosur në Fletoren Zyrtare e që ka marr fuqi ligjore. Nga një anë kam presidentin nga një anë ministrinë e drejtësisë.

Për ta mbyllur i qëndroj mendimit e konsideratës në mbledhjen e parë shto edhe botimin ne fletoren zyrtare. KQZ duhet të ndërpresë procedurat për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pasi dekreti i Presidentit është vendosur në fletore zyrtare. “ u shpreh Zguri duke lënë më pas mbledhjen.

Article Logic
Execution time: 0.002249002456665