E kemi parë si modele, ka qenë më e bukura e Shqipërisë në vitin 2012 (Miss Shqipëria 2012), por tashmë ajo ka vendosur t’i dedikohet muzikës.
Vitin që lamë pas, ajo publikoi edhe këngën e saj të parë të titulluar “Purified”, teksa ka thënë që është duke përgatitur albumin e saj dhe shumë shpejt do ta publikojë.
Kleoniki ka dhënë disa detaje për këngët që do të lançojë së shpejti dhe një ndër to do të jetë dedikim për të dashurën e ish-të dashurit të saj.
“Dashuria e vërtetë është diçka shumë e rrallë dhe jo të gjithë njerëzit e njohin atë lloj dashurie. Shumica e njerëzve mendojnë që dashuria është që të ndjesh për një person, por jo dashuria e vërtetë pa kushte është që nuk të intereson nëse personi është me ty apo jo, por rëndësi ka që ai personi të jetë mirë.
Kjo është një dashuri që unë e kam ndjerë dhe jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur tani për atë dhe të dashurën e tij. Kënga ime tjetër në fakt quhet “Goddess like me” domethënë, “Perëndeshë si unë” dhe e kam shkruar për të dashurën e atij”, është shprehur Kleoniki Delijorgji.
Në “Klubin e Mëngjesit” ajo foli gjatë edhe për ëndrrat, projektet dhe qëllimet që do të mberrijë përgjate këtij viti, me dëshiren sic u shpreh “për të pushtuar botën”!
Hapja e një kompanie mbështetëse në shërbim të fëmijeve të paprivilegjuar, këngë të reja dhe klipe, eventi për prezantimin e librit të saj të ri, e shumë e shumë gjëra të tjera, ishin disa nga pritshmeritë e saj për këtë vit.
Ajo tregoi pa modesti se do ti realizonte patjetër, pasi megjithë mosbesimin që mund të krijojë kjo te të tjerët në këto kohëra vështira pandemie globale, ajo vetë i ka synimet e qarta! “Nuk dua të ndalem, do vijoj të punoj ashtu siç kam bërë deri më sot. Besoj te fati i mirë. Jam e destinuar të jem lidere dhe nuk e shoh ndryshe veten time, përveçse të realizojë qëllimet që kam”-do të shprehej Delijorgji.
Pa komplekse, Kleoniki tregoi poashtu se “ka hequr dorë nga cigarja dhe hashashi”, çfarë nënkuptonte një proçes “katarsis” për veten, si për të hequr dorë nga çdo gjë e dëmshme për organizmin.
Referuar emrit dhe ndryshimit të saj në prezantim nga “Niki” ne “Kleoniki”, vetë këngëtarja tha se është rikthyer të rrënjët, e ku emri i saj i plotë, i trashëguar nga e gjyshja, nënkuptonte “fitoren” dhe mbase kjo ishte arsyeja se përse i pëlqente më shumë i plotë.