INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Klesta; vogëlushja që rrënqeth

Publikuar më: 12:49 10-11-2016

Nga Ermal Peçi

Më duheshin disa minuta të rivija me këmbë ne tokë. Zëri dhe gjithçka nën intepretimin e saj në këngën “Besoj” me shkaktuan një përzjerje emocionesh, gjëndjesh… ajo është vetëm 10 vjeçe.

Jam shkëputur plotësisht nga realiteti gri që “koleget” e saj shumë vjeçarë kanë krijuar, me dëshirën e tyre, pa pyetur askënd. Shpëton me Klesten? Ndjej që po.

Kënga që garon në festivalin europian të femijëve është kësaj here një mesazh tejet human që vjen nga një vend plot brenga si ky i yni.

Besim dhe shpresë për “ditë me diell”. Një mesazh që natyrshëm duhet të vij në një garë pafajesie, siç gjithë fëmijët janë, përtëj shteteve apo flamureve që përfaqësojnë.

A do të trondiste kjo këngë, po aq sa me zërin e Klestes? Nën një trup të vogël fshihet një fuqi artistike që nuk mundet veçse ta duash. Më mjaftuan të degjoj disa sekonda nga versioni përfundimtar i këngës shqiptare në Eurovision Junior dhe të besoj atë çka shpesh herë kemi thene “ndryshimi vjen nga fëmijët”.

Klesta është një alarm i fortë drejt rrëmujës muzikore të krijuar në vend. Një tronditje për të kenduar bukur, pastër, në menyre aq natyrale sa “Besoj”.

Si mundet një fëmijë në 3 minuta këngë, përveçse të të  prek, të zeroj në mënyrë apokaliptike gjithçka të ofruar keqazi, rëndomtë, shëmtuar e në mënyrën më banale në muzikën tonë. Si ndihen para Klestes “divat” e këngëve tona, ato që kurrë s’kendojnë live, që tundin e shkundin çdo copë mishi dhe mbi te gjitha marrin përsipër të kënë një impakt të frikshëm te ndjekesit e tyre, që fatkeqësisht janë edhe fëmijë?

Kam parë javë më parë një video në instagram të një vajze më të vogël se Klesta, të lyer në menyrë të shëmtuar, në tëntative për të imituar një nga “divat” e muzikës sonë. Çfarë trishtimi kur këndonte edhe këngët e saj, këngë pa tekst, me “o” dhe “i”, me “bum” dhe “bam”. Mendova prindërit e saj, mendova dhe fëmijët e tjerë. Shumë prej tyre grinden me njëri-tjetrin të mesuar me betejat e “idhujve” të tyre, “kolegëve” shumë të rritur të Klestës që shtohen çdo ditë në tregun muzikor shqiptar. Me zërin e saj shpreson. Thua sa me fat, më në fund, kemi një talent që neser mund ti japi shumë e me shumë publikut shqiptar.

Klesta do të vazhdoj të trondis, jam i bindur. Nuk mund të mos reflektojnë përballë saj edhe kompozitoret e këngëve për fëmijë që ende nuk prodhojnë këngë për ta, që ti rrinë aq natyrshëm moshës dhe gëzimeve të tyre. Në 2016 këndohet ende “Në tropik o ne tropik” apo prej dekadash “Bubrreci”. Një rremujë e madhe, mes fëmijëve e te rriturve, një ndales në kryqëzim mes muzikës së vërtetë dhe asaj mediokre, të dëmshme për veshët e mbi të gjitha shpirtin.

Një 10 vjeçare ndalon kohën. Të mban frymën. Ajo “beson” në këngën e saj, ajo mrekullisht këndon. 3 minuta të arta, këtu, në Eurovizion, i sigurte kudo që do të këndoj.

Çfarë do bëjmë me modelin e saj? Një fëmijë tregon më shumë se 100 të rriturit e muzikës shqiptare. Ajo i mbyt me tingullin e parë dhe më pas i bën ata qesharak.

Klesta të lutem këndo sërish, sërish, sërish. Le të mesojnë të gjithë nga kenga jote, nga zëri yt. Bëhu ti prova se fuqia e moshës tënde është motorri i ndryshimit të botës së të rriturve, edhe i atyre që turpërisht marrin të njëjtin mikrofon si ty dhe keq edukojnë shokët e tu, këdo.

Ndosin dhe shesin. Nuk emocionojnë, nuk jetojnë. Klesta të lutem kendo!

Në këngën tënde “dielli sërish agon”. Bëjë të ndodh vërtetë!

(Suksese ne Eurovision Junior)

 

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164