INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klevis Balliu: KE ngre alarmin “Bashkëpunimi krim – Edvin ka marrë peng integrimin”

Klevis Balliu: KE ngre alarmin “Bashkëpunimi krim – Edvin ka marrë peng integrimin”

Publikuar më: 16:19 06-11-2017

Pasi në faqen zyrtare të Këshillit të Europës u publikua një analizë e situatës së vendeve të Ballkanit, mes të cilëve dhe ajo në vendin tonë ka reaguar ashpër deputeti demokrat Klevis Balliu. Në një postim në rrjetin social facebook, deputeti demokrat akuzon qeverinë e kryeministrit Rama se po merr peng integrimin e vendit në BE
Klevis Balliu:
“Europa ngre Alarmin:
“Shqipëria nën pushtetin trafikut të drogës dhe klaneve mafioze që lulëzojë”.
Këshilli i Europës në analizën e situatës në Shqipëri le pas diplomacinë dhe shpreh hapur shqetësimin mbi situatën në Shqipëri. Bashkëpunimi Krim - Edvin ka marrë peng Integrimin e Shqipërisë në Europë. Bashkëpunimi Krim – Edvin po bie në kurriz të qytetarëve shqiptarë, të cilët po varfërohen çdo ditë e më shumë. Por fundi i partneritetit Krim - Edvin do të vijë së shpejti.
IL CAPO DEI CAPI është në grahmat e fundit të qeverisjes së tij.
Revolucioni Demokratik po afron:
Këshilli i Evropës:
“Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në rrjetën e hakmarrjes dhe korrupsioni. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që ti përgjigjen këtyre dështimeve qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje”.

klevis_fb.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047