INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klimë tropikale në Australi, por ndodh çudia…nis dëbora [VIDEO]

Klimë tropikale në Australi, por ndodh çudia…nis dëbora [VIDEO]

Publikuar më: 10:46 04-06-2019

Australia është përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje dëbore dhe akull, po për çudi stuhitë kanë përfshirë edhe zonën e largët subtropikale të Queensland.

Byroja Australiane e Meteorologjisë i përshkroi si pamje “të rralla” fotot nga Queensland ku shihet se reshjet e dëborës kanë rënë në masën më të madhe krahasuar me motin e keq që përjetoi rajoni në vitin 2015.

Udhëtarët kanë përjetuar trafik në rrugë, vonesa në linjat hekurudhore dhe tragete për shkak të motit të egër.

Gjithashtu janë lëshuar paralajmërime të rënda të motit për një shtrirje bregdetare prej 1,000 km e cila përfshin edhe Sydney.Njerëzve u është bërë thirrje që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, pasi do të ketë shi të dendur dhe era të forta.

Meteorologët thonë se kjo ishte një dukuri e pazakontë në një shtet me një klimë tropikale.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555