Në shtrat me Demi Lovato-n!
Kënga e saj e fundit titullohet “Body Say” dhe bukuroshja 23 vjeçare është kujdesur që ta promovojë siç duhet. Ajo e ka lënë vërtet trupin e saj të flasë në një set përvëlues fotosh, ku ndoshta ka shfaqur dhe pak më shumë nga sa e ka mësuar mami. Demi postoi një sërë fotosh ku shfaqej tërësisht nudo në krevat, ku ka zgjedhur që të mbulohet shumë pak, por aty ku duhet. Lovato i ka lënë vend imagjinatës ndërkohë që ka lënë të kuptohet se fotot janë vetëm një vështrim i vogël i asaj që na pret nga videoklipi. Nga dinamika e fotove, duket sikur Demi rrotullohet në krevat dhe me më shumë provokim se sa mbulin, ajo fsheh “modestinë” e saj me duar. Një pamje për t’u shijuar dhe një videoklip që do i lërë të gjithë të presin.