Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, Enca ka publikuar ditën e djeshme këngën e saj më re “Jealous”. Kënga është mjaft ritmike dhe padyshim do të kthehet në një nga këngët më të dëgjuara këtë verë.
Klipi i këngëtares është ‘pushtuar’ nga vajza me forma bombastike, të cilat shfaqen në klip me bikini dhe tejet provokuese me lëvizjet e tyre.
E sigurisht që fansat ishin ndarë në dy kampe, ata që e pëlqyen këngën dhe ata që e kritikuan për skenat e nxehta, mirëpo këngëtarja s’ka qëndruar duarkryq. Enca ka reaguar me një postim në Instagram ku shkruan se po të ishte mashkull fakti që ka femra në klip nuk do bëhej kaq e madhe.
"Po te isha mashkull dhe te kisha modele seksi ne klip nuk do ishte gjë e madhe / do ishte normale? E adhuroj qenien e “femres” dhe me kete kenge dua qe te gjithe femrat (dhe jo vetem) te perqafojne sensualitetin e tyre", shkruan Enca.