Meghan Trainor ka publikuar klipin “Me Too”...përsëri.
Video e këngës së saj më të re ishte publikuar dhe më parë, por u hoq pasi Meghan shfaqej e photoshopuar në këngë, me belin të zvogëluar. Diçka e tillë mund të mos ishte dhe aq problem për një këngëtare të thjeshtë, por jo për të që ka realizuar një këngë himn kundër Photoshop. Pikërisht kjo ishte dhe arsyeja pse fansat iu vunë kundër pasi ishin ata që e zbuluan këtë “mashtrim të vogël”. Autorja e “All About That Bass” u kërkoi falje fansave dhe e hoqi menjëherë videon. Megjithatë ka ende nga ata që besojnë se e gjitha kjo ishte një lojë e Meghan, e cila në momentin që nuk eci siç duhet, vendosi të tërhiqet prapa. Tashmë artistja 22 vjeçare e ka publikuar sërish dhe shpresojmë që këtë herë të qëndrojë. Ose që të mos dalë ndonjë “mashtrim” tjetër.