Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është drejt përfundimit të xhirimeve të këngës së saj më të re që do ketë në bashkëpunim me motrën e saj Norën. Xhirimet po bëhen në Kosovë, vendlindjen e këngëtares dhe projekti i ri pritet të publikohet së shpejti.
Një ndër gjërat që na kanë bërë shumë përshtypje është paraqitja e dy motrave. Era Istrefi ka bërë disa ndryshime në ‘look’ dhe të gjithëve na ka mahnitur. Ishte Nora ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga xhirimet e klipit, teksa një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe Era.
Era Istrefi ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet në një sfond lejla me në qendër Erën gjysëm e zhveshur në formën e një statuje. “Statuja e lodhjes”, ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur se ka qenë mjaft e lodhur gjatë xhirimeve.
Ndërkohë që Era është një bjonde tërheqëse, Nora i ka qëndruar besike ngjyrës së zezë. Nisur nga të gjitha këto imazhe, po na bëjnë akoma më kuriozë për projektin e tyre dhe mezi po e presim.