INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klodian Lekocaj i akuzuar nga grekët si “cosa nostra’, rrëzon këtë mit

Klodian Lekocaj i akuzuar nga grekët si “cosa nostra’, rrëzon këtë mit

Publikuar më: 08:55 09-05-2019

Klodian Lekocaj i cilësuar nga mediat greke si ‘cosa nostra’ ka folur nga Burgu i Koridallos në Greqi.

‘Unë kreu i mafies? Unë Koza Nostra i burgjeve greke, që nuk kam lekë për një paketë cigare?’ 
Kështu fillon bisedën Klodian Lekocaj për gazetarin Shpëtim Zinxhira, shkruan Newsbomb.al. 43 vjeçari, i cili nuk ka mbaruar as arsimin 8-vjeçar, është akuzuar për vrasje dhe njihet si kreu i Mafies së Burgjeve.
Sipas tij në krye të të gjitha vrasjeve qendron ish-drejtori i burgjeve të Greqisë, që sot mban për bodigard një të dënuar me 11 burgime të përjetshme. Ai i kërkon ndihmë mediave shqiptare dhe atyre greke për të dëgjuar zërin e tij sa është gjallë për t'u thënë të vërtetën, se kush po i vret shqiptarët. Ai ka theksuar se dhe vetë atë janë përpjekur ta helmojnë tre herë.
Lekocaj i kërkon ndihmë Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe i kërkon drejtësisë greke të gjejë se kush e helmoi shqiptarin Bardhyl Tushe.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083