INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klodiana Shala: Nuk do bëj fëmijë për egon time

Klodiana Shala: Nuk do bëj fëmijë për egon time

Publikuar më: 18:20 12-03-2016

Klodiana Shala ka qenë e ftuara e rradhës në rubrikën “Life Stories nga Arjola Shehu” për të rrëfyer mbi jetën e saj, vendin që zë sporti në ditën e Klodit, por sigurisht edhe për të ardhmen. Kur e mendon Klodi veten mama?

E pyetur nga moderatorja jonë nëse për femrën ka një orë biologjike për t’u bërë nënë, kampionia e sportit është përgjigjur se ajo personalisht nuk do të bënte një fëmijë vetëm për të plotësuar egon e saj. “Sot mund të bësh fëmijë edhe me doktor, megjithate une nuk dua ta bëj një gjë të tillë, vetëm për të thënë që edhe unë kam një fëmijë” tregon ajo. “Dua të bëj një fëmijë me njeriun që dua, nëse edhe ai do sigurisht, sepse edhe kjo është një tjetër çështje që vlen për diskutim” thotë me humor atletja. Klodi pranoi se jeton vetëm dhe se ende nuk e ka gjetur njeriun e saj të zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.0035789012908936