Kloe Kardashian risjell në mend, paragjykimin ndaj babait të saj Robertit që mbronte Oj Simpson, përgjatë “Kocktails chat show”(Bisedë me koktail)
Khloe Kardashian ka thënë që familja e saj u bë viktimë e racizmit ndërsa babai i saj, Robert Kardashian, mbrojti O. J.Simpson.
Duke folur në programin e saj “Koktail me Khlo-në” të mërkurën, ylli i reality showt zbuloi se ajo mësoi për herë të parë për shëmtinë e paragjykimit kur babai i saj përfaqësoi yllin me ngjyrë të sportit në procesin e tij famëkeq gjyqësor, në 1995.
“Ajo ishte hera e parë kur unë përjetova në masë të madhe racizmin” këmbënguli ajo në programin e saj, i cili mbaroi me atë duke luajtur një lojë me miqtë e saj që konsistonte në një portokall që duhej mbajtur midis mjekrrës dhe kraharorit.
“Ne do të na përzinin edhe nga restorantet vetëm sepse babai im po mbronte O.J. Thjesht gjëra të çmendura! Ishte vërtet shumë intensive dhe si fëmijëti nuk e kupton”, tha ajo.
Ylli, që mbante veshur një fustan provokues, tërësisht të çarë në mes, tha se përjetimi intensiv e bëri familjen e saj të ishte politikisht korrekte me mënyrën se si ata ju referoheshin të tjerëve, dhe shpjegoi: “Në shtëpinë time, unë nuk lejohesha kurrë ta përshkruaja një person për nga pesha apo ngjyra. Duhej të jepja karakteristika personale.