Yjet e Liverpool-it “i kanë hyrë kuzhinës me kokë”, pasi kanë humbur lojën në seancën stërvitore të së mërkurës.
Van Dijk, Keita, Robertson dhe Sturridge ishin skuadra humbëse, kështu që si dënim duhet të përgatisnin kek karrote për shokët e ekipit.Katërshja së bashku me Jones dhe trajnerin e fitness-it kaluan kohën e tyre të lirë pas seancës stërvitore duke zënë brumin e ëmbëlsirës nën vëzhgimin e dietologes.
Trajneri Jurgen Klopp së bashku me Firmino-n dhe Moreno-n kanë shijuar momentin duke e filmuar gjithë proçesin, si edhe duke bërë shaka me shefat e rijnë të kuzhinës. Liverpool ka postuar momentet gazmore dhe idenë gjeniale të Klopp për të ndëshkuar humbësit e tij, duke paguar për humbjen në këtë mënyrë argëtuese.
? "I'm the Head Chef!" ??
— Liverpool FC (@LFC) August 29, 2018
After defeat in Tuesday's four-team tournament in training, a forfeit awaited some members of the first-team squad and a member of the coaching staff (full story ➡️ https://t.co/hxryn4MIBr).
The forfeit?? The Melwood Cake Baking Tournament… pic.twitter.com/xz8vwSXwGx