INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klosi i ashpër me inspektorët e mjedisit, keni ndikuar për ndotjen

Klosi i ashpër me inspektorët e mjedisit, keni ndikuar për ndotjen

Publikuar më: 10:21 01-11-2017

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në një takim me inspektorët e mjedisit, ka qënë i ashpër kur tha se ndotja e mjedisit lidhet e me punën jo korrekte të inspektorëve.

“Situata mjedisore është pasojë e mosveprimit tuaj, Shqipëria është ndotur dhe ndotësit kanë emër po ju nuk keni sjellë asnjë denoncim, nuk keni raportuar asgjë”, kritikoi Klosi.
Ministri kërkoi dhe ngritjen e grupeve të punës për të pastruar terriotorin duek venë dhe disa afate. “Do ngrini grupe pune për të krehur terrenin dhe brenda 20 ditëve do të raportoni hartën e ndotjes në të gjithë Shqipërinë. Jeni i vetmi inspektorat që gjobat nuk i keni online. Nuk do të jeni më gjobëvënës me bllok në dorë”, tha ministri. Ai foli dhe për korrupsionin duke shtuar se në inspektorat ka edhe nga ata inspektorë të cilët kanë hequr leje mjedisore dhe ditën tjetër e kanë kthyer sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0038981437683105