Ministri I I Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi ka udhëtur drejt Tropojës për ti dhënë ndihmën familjes Ismalaj, të cilët për shkak të një zjarri të rënë në banesen e tyre, kanë mbëtur në qiell të hapur.
Klosi ka shkuar për të ndjekur më nga afër historin e tyre dhe për tiu ardhur në ndihmë për rindertimin edhe një herë të shtëpis së tyre, pasi zjarri e ka bërë të pabanushme.
Ministri Klosi, në bashkëpunim me prefekturën e qarkut dhe emergjencat civile, tha se menjeherë nga vënia në dijeni dhe interesimit e drejtëpërdrejtë të kryeministrit për rastet e familjeve në nevojë, u gjet zgjidhja e sistemimit të familjeve në një banesë në qytetin e Bajram Currit, e cila do t”ju dhurohet falë ofrimit të ndihmës nga bisnesi vendas.
Me zhbllokimin e zonës nga dëbora, familjet do të ndihmohen edhe për rindërtimin e banesës, një nga më të vjetrat e krahinës ndërtuar nga të parët e tyre më shumë se 200 vjetë më parë. Familjarët thonë se ka edhe vlera historike, pasi ajo ka shërbyer në kohën e luftës si vendi i mbledhjes dhe i strehimit të patriotëve shqiptarë të kësaj zone.
Shkak për këtë zjarr është bërë një një shkëndijë elektrike, e cila shkaktoi vetëm dëme materiale.