INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klosi :

Klosi : "Penalizim për çdo bisnes që fiton duke dëmtuar mjedisin"

Publikuar më: 13:08 20-09-2017

Penalitete për çdo biznes që përfiton në "kurriz" të natyrës, ky ka qenë paralajmërimi që Ministri i mjedisit dhe Turizmit,Blendi Klosi ka dhënë gjatë publikimit të operacionit "Të pastrojmë Shqipërinë që duam"
Sipas ministrit 300 ditët në vijim do nis një analizim i vendeve problematike dhe pastrimi i tyre. Ky projekt do jetë i organizuar në disa faza e në një prej tyre është penalizmi i bizneseve që dëmtojnë dhe ndotin mjedisin.

Fjala plotë e Ministrit Blendi Klosi

300 Ditët në vijim do të jenë pa asnjë përjashtim, ditët që do të kthejnë mjedisin e pastër në Shqipëri.
Qeveria e sapo mandatuar e kryeministrit Edi Rama, ka vendosur prioritet të vitit të saj të parë, Shqipërinë e pastër.
Shqipëria e pastër, do të thotë: më shumë shëndet për qytetarët. Cilësi më e madhe jete, mirëqënie për ta.
Shqipëria më e mirë , Shqipëria që duam është Shqipëria e pastër.
Në katër vjecarin që mbyllëm pati përpjekje jo të vogla në këtë drejtim, por nuk u arrit dot tek shterimi i kësaj problematike të madhe për një ajër më të pastër, ambjent më të pastër, mjedis më të mirë, kulturë më perëndimore në këtë drejtim.
1. Mbetjet urbane mbeten ende një problem kombëtar
2. Ka probleme me sistemet e grumbullimit, transportit dhe sistemimit të mbetjeve në landfillet e autorizuar
3. Nuk ka një sistem të qartë dhe politika lokale për përmbushjen e objektivave kombëtare që lidhen me riciklimin, edukimin mjedisor apo minimizimin e mbetjeve
4. Landfillet ekzistuese dhe historike, mbeten një problem i madh për cdo njësi vendore
5. Janë shumë pak bashki që kanë filluar ose kanë një plan lokal për menaxhimin e mbetjeve. Pjesa më e madhe e tyre ende s’kanë një plan të tillë.
6. Nuk janë përmbushur detyrimet për riciklimin e mbetjeve dhe vendosjen e këtyre detyrimeve edhe ndaj kompanive të kontraktuara nga bashkitë për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve
7. Nuk është instaluar ende zbatimi i sistemit të monitorimit të bizneseve brenda territorit administrativ të bashkive për të repektuar kërkesat ligjore
8. Hartimi dhe zbatimi i taksave lokale për mbetjet, si gjetja e mënyrave për vjeljen e saj nq masë maksimale
9. Ndalimi i hedhjes së mbetjeve në vendet e pa autorizuara, anës rrugëve, ne lumenj etj....
E kështu me rradhë mund të vazhdoj të listoj pa fund problematika....
Por, ne në këtë sallë dhe të tjerë që nuk janë sot këtu, jemi përgjegjësit për ti dhënë zgjidhje situatës.
Mjedisi nuk është dhe nuk mund të jetë malli pa zot.
Mjedisi nuk është dhe nuk mund të jetë më, prona e përbashkët dhe përgjegjësia e askujt!!
Kjo histori duhet të marrë fund.


Ndaj nga kjo sallë dhe krahë jush: dua të shpall fillimin e operacionit të madh për mjedisin.
Të nderuar kryetarë të pushtetit vendor, jam këtu sot me ju për ta bashkëndarë këtë nismë të gjerë.
Unë dua të besoj se ju do të keni vullnetin për të “përveshur mëngët”, për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga bashkëjetesa me plerat.
Një mjedis më i pastër nuk është vetëm një shëndet më i mirë për qytetarët.
Eshtë gjenerues i mundësive ekonomike më të mëdha për vendin.
Eshtë garancia për një turizëm të zhvilluar dhe të qëndrueshëm.
Eshtë nxitje për investime.
Është siguri për sipërmarrësit.
Pra, në fund të fundit është rritje e besimit se ky është vend për të jetuar, punuar, investuar.
Shqipëria pas 300 ditëve do të jetë e tillë.
Shqipëria e pas 300 ditëve duhet të jetë vendi i pastër, në prag të një një sezoni turistik që duam të ketë mbërritur në shfrytëzimin tërësor të potencialeve të tij.
Operacioni do të kalojë në disa faza.
Planifikim,
Mobilizim,
Aksione emblematike të dukshme në pastrimin e :
Akseve kombëtare, Qëndrave urbane, Rrugëve ndërqytetase , Parqeve Kombëtare, Zonave industriale...
Për të arritur drejt kësaj kulture na duhet shumë, po shumë punë dhe shumë kurajo gjithashtu.
Kurajo që do të konkretizohet përmes ashpërsimit të masave penalizuese për çdo subject: bisnes i vogël apo i madh/ kam parasysh këtu bisneset që fitojnë duke gërryer mjedisin e përbashkët, apo marketet, baret, restorantet e deri tek qytetari që nuk respekton vendet e përcaktuara të hedhjes së mbeturinave.
E ngjashme me atë që ndodhi me megaoperacionin e ndalimit të vjedhjes së pasurisë së përbashkët, energjisë elektrike, do të ndodhë edhe me këtë pasuri të përbashkët, mjedisin. Penaliteti do të jetë për të gjithë ndotësit, e vegjël apo të mëdhenj.
Në fazën e parë të operacionit, pra deri në 1 janar të 2018:
Do të kemi përfunduar Hartën e papastërtisë.
Do të kemi mbyllur paketën ligjore përkatëse.
Angazhimi dhe mobilizimi në terren do të përfshijë shumë dikastere të tjera, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shëndetësia, etj ..
Administrata dhe punonjësit e shtetit, do të jenë shembulli i angazhimit në këtë operacion, sikundër të rinjtë në shkolla apo universitete.
Por, aleatët tanë më të medhenj të Shqipërisë së pastër që duam, do të jenë vetë qytetarët.
Operacioni do të ketë edhe 2 faza të tjera.
Në fazën e 2-të të tij, do të përqëndrohemi tek zonat bregdetare
Në fazën e tretë në zonat e mbrojtura, brigje lumenjsh, si dhe në dhënien e zgjidhjeve afatgjat: problemit të menaxhimit të mbetjeve, ndotjes akustike apo problemit të sistemit të ujërave të zeza ( kujtoj se ajo që ndodhi këtë vit, në mes të sezonit turistik në Ksamil, është rasti tipik që nuk do të ketë më asnjë justifikim për të ndodhur sërish dhe për të na vënë damkën dërrmuese të goditjes së turizmit përmes këtyre ngjarjeve)
Përpara se të nisim diskutimin në detaje, unë dua të dëgjoj nga ju, si përgjegjësit kryesorë të administrimit të territorit, përse nuk është bërë e mundur hartimi dhe menaxhimi i planeve locale nëpër disa bashki apo zbatimi i tij në të tjera. Fjala për ju:


Materialet mbështetëse:

Faza 2/ shtrirja e aksionit në zonat bregdetare turistike
Faza 3/ aksione në zona të mbrojtura , brigje lumenjësh si dhe plan afatgjatë për pastërti të qëndrueshme.
Procesi drejtohet nga MTM- menaxhimi në terren përmes agjensive rajonale të mjedisit.

Ujerat e ndotura dhe menaxhimi mjedisor i tyre;
1. Ndotja akustike;
2. Ndtoja e ajrit;

I pare ne kete aspekt te pastertise se mjedisit mund te thuhet se mbetjet urbane , miremanaxhimi i tyre mbeten ende nje problem kombetar. Pastertia e mjedisit nga mbetjet jo vetem qe perben nje detyrim per permbushjen e standarteve mjedisore por eshte njekohesisht dhe nje element i kultures dhe qytetarise se popullit shqiptar.
Pastertia e mjedisit dhe mire menaxhimi i mbetjeve ndikon njekohesisht ne menyre te drejtperdrejt edhe ne zhvillimin e sektorit te turizmit, si nje nder sektoret e rendesishem ekonomik te vendit tone dhe me perspektive.

1. Ka probleme me sistemet e grumbullimit, transportit dhe sistemimit te mbetjeve ne landfillet e autorizuaar;
2. Nuk ka nje sistem te qarte dhe politika lokale per permbushjen e objektivave kombetare qe lidhen me riciklimin, edukimin mjedisor apo minimizimin e mbetjeve;
3. Landfilelt ekzistuese dhe historike, mbeten nje problem i madh per cdo njesi vendore qe duhen mbyllur dhe rehabilituar deri ne momentin qe cdo njesi vendore behet pjes e nje sistemi rajonal te menaxhimit te mbetjeve.
Nisur nga kjo situate dhe detyrimet qe rrjedhin nga legjislacioni kombetar dhe strategjia kombetare per menaxhimin e mbetjeve me qellim mbrojtjen e mjedisit dhe te cilesise se tij dalin nje sere detyrash persa i takon mbetjeve si me poshte:

• Hartimi dhe zbatimi i planeve lokale te menaxhimit te mbetjeve per bashkite qe ende si kane hartuar dhe miratuar. Jane shume pak bashki qe kane filluar ose kane nje plan lokal per menaxhimin e mbetjeve. Pjesa me e madhe e tyre ende skan nje plan te tille;
• Grumbullimi i informacionit dhe statistikave per mbetjet dhe dergimin e tyre prane Ministrise se mjedisit. Statistikat jane nje element i rendesishem i planifikimit mjedisor dhe buxhetor;
• Kordinimi me bashkite e tjera si pjes e rajonit te menaxhimit te mbetjeve per menaxhimin dhe administrimin e lendfilleve rajonale. Problematika e krijuar ne landfillin e bushatit duhet te sherbej si nje model qe nuk duhet mbeshtetur. Per momentin modeli i menaxhimit ne qarkun e korces mbetet me optimisti.
• Permbushja e detyrimeve per riciklimin e mbetjeve dhe vendosjen e ketyre detyrimeve edhe ndaj kompanive te kontraktuara nga bashkite per grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve. Objektivat kombetar jane qe deri ne 2020, te riciklohen jo me pak se 55% e mbetjeve;
• Krijimi i qendrave te trasferimit te mbetjeve me qellim, sigurimin e materialeve per riciklim, dhe mbetjeve organike per kompostim. Eshte nje model i certifikuar qe po implementophet ne qarkun e korces.
• Monitorimi i bizneseve brenda territorit administrativ te bashkive per te repektuar kerkesat ligjore ;
• Hartimi dhe zbatimi i taksave lokale per mbetjet si gjetja e menyrave per vjeljen e saje ne mase maksimale;
• Ndalimi i hedhjes se mbetjeve ne vendet e pa autorizuara, anes rrugeve ne lumej etj.
• Mbyllja e landfilleve ekzistuese dhe rehabilitimi i tyre mjedisor;
• Bashkepunimi dhe nxitja e bizneseve te riciklimit te mbetjeve;
• Organizimi i fushatave te informimit, edukimit me qellim ndarjen e mbetjeve ne burim dhe reduktimin e tyre. Kjo perben ne te vertet nje sfide per bashkite;
• Organizimi i komuniteteve lokale per pjesmarrje ne aksione te pastrimit te mbetjeve.

Ujerat e ndotura dhe menaxhimi i impianteve te trajtimit te tyre.

Nje nder problemet mjedisore me te ndjeshme pas problematikes se shkaktuar nga mbetjet mbeten edhe miremenaxhimi i trajtimit te ujerave te ndotura. Aktualisht disa bashki kane sisteme te trajtimit te ujerave te ndotura por ende ka shume bashki qe nuk kane investuar ne kete drejtim.
Trajtimi i ujerave te ndotura dhe shkarkimi i tyre ne mjedis pas trajtimit, krijon kushtet e nje mjedisi te paster vecanerisht per zonat bregdetare dhe turistike.
Ndryshe nga mbetjet urbane ujerat e ndotura dhe menaxhimi i tyre nuk ka lidhje me rajonet apo ndarjet rajonale por eshte detyre e drejtperdrejt e bashkive. Per kete qellim ministria e mjedisit e konsideron prioritet te rendesishem investimet per ndertimin e impianteve te trajtimit me teknologji bashkekohore dhe me kosto te pershtateshme per tu perballuar nga qytetaret.
Probleme ka pasur edhe kete vit me sistemet e trajtimit ne Sarande, Ksamil, Pogradec etj. , raste te cilat nuk duhet te perseriten me.
Per sistemet e ngritura kerkohet te ndermerren nje sere masash si me poshte:
1. Monitorimi dhe raportimi i rregullt i sistemeve te trajtimit te ujerave te ndotura. Bashkite kane pergjegjesi dhe detyrime lidhur me kete proces prandaj ato duhet te angazhohen maksimalisht ne kete drejtim;
2. Permiresimi i investimeve dhe infratsruktures se impinateve te trajtimit si dhe trenimi dhe rritja e kapaciteteve te stafit qe administron impiantet;
3. Vendosja dhe vjelja e taksave te ujerave te ndotura, grumbullimi i saj dhe perdorimi per permiresimin infrastruktures dhe rritja e investimeve;
4. Planifikimi i fondeve per ndertimin e impianteve te trajtimit te ujerave te ndotura dhe fillimi i investimeve ne kete drejtim;
Zhurmat dhe ndotja akustike:
Zhurmat dhe miremenaxhimi i tyre eshte nje detyrim qe rrjedh nga ligji per zhurmat. Ato konsiderohen edhe si elemente mjedisor por edhe ne mbrojtje te shendetit te njeriut.
Zhurmat dhe miremenaxhimi i tyre ka te bej me zhvillimin edhe te sektorit te turizmit. Ka jo pak raste te denoncimit dhe te shqetesimit apo te largimit te turisteve si rezultat i zhurmave te pakontrolluara dhe miratuara.
Cdo aktivitet i pajisur me leje mjedisi si bare, restorante, disko, kane detyrimin e respektimit edhe te nivelit te zhurmave. Ne zbatim te ligjit per zhurmat dhe planit kombetar te menaxhimit mjedisor te zhurmave eshte e domosdoshme qe cdo bashki te hartoje planin lokal te menaxhimit te zhurmave.
Aktualisht asnje bashki nuk ka hartuar nje plan lokal per menaxhimin e shurmes si dhe harten lokale te zhurmes.
Kjo eshte nje mase e domosdoshme dhe urgjente per te nxitur dhe stimuluar sektorin e turizmit por edhe te shendetit te njeriut. Nder problemet kryesore jane:
1. Hartimi i planeve lokale te menaxhimit mjedisor te zhurmave;
2. Krijimi i nje sistemi te kontrollit dhe matjeve ndaj bizneseve qe shkaktojne apo jan burim te zhurmave;
3. Informi dhe edukimi i bizneseve dhe publikut me masat e propozuara dhe kushtet dhe standartet qe ata duhet te permbushin.

Mbrotja e cilesise se ajrit:
Mbrojtja e cilesise se ajrit dhe vecanerisht te ajrit urban , percaktohen nga legjislacioni perkates i cili adreson nje sere detyrash per pushtetin vendor qe lidhen me hartimin dhe zbatimin e planeve lokale te mbrojtjes se cilesise se ajrit.
Aktualisht shqiperia ka strategjine kombetare per mbrojtjen e cilesise se ajrit se bashku me planin e veprimit. Ne zbatim te ketij dokumenti duhet sejcila bashki te hartoje planet lokale per mbrojtjen e cilesise se ajrit. Aktualisht asnje bashki nuk ka filluar proceduren dhe nuk ka miratuar ndonje plan lokal per mbrojtjen e cilesise se ajrit.
Hartimi i ketij dokumenti eshte i rendesishem dhe i domosdoshem per mbrojtjen e mjedisit por me teper te shendetit te njerezve. Qendrat e medha urbane si Tirana, Durresi, Elbasani, Vlora, Fieri etj, jane qytete qe nga te dhenat e sistemit kombetar te monitorimit jane me te ndotur persa i perket cilesise se ajrit. Plani lokal duhet te vleresoje dhe parashikoj nje sere masash qe lidhen me:
• Identifikimin e burimeve te ndotjes;
• Planifikimi dhe zbatimi i masave konkrete lidhur me transportin, mbetjet, ujerat e ndotura etj;
• Rritja e siperfaqeve te gjelbra;
• Nxitja e transportit urban elektrik dhe e energji te rinovueshme;
• Miratimi dhe zbatimi i skemave te parkimeve me eficence dhe qe nuk veshtiresojne trafikun;

Ne perfundim dua te theksoj se Ministria e Mjedisit eshte plotesisht e gateshme dhe e motivuar per tu asistuar dhe mbeshtetur ne permbushjen e te gjithe ketyre detyrimeve qe i lindin pushtetit vendor ne fushen e mbrojtjes se mjedisit se pastertise dhe cilesise se tij.
Mendimi juaj per cdo aktivitet qe duhet te pajiset me leje mjedisi do te vleresohet maksimalisht para se te miratohet nje leje e tille.
Po ashtu eshte e rendesishme qe sejcilia bashki dhe drejtues bashkie te mendoj dhe kontriboj ne permiresimin e cilesise se mjedisit pasi ai eshte mjedisi yne i perbashket dhe ne kete menyre ne garantojme nje mjedis te paster jo vetem per sot por edhe per brezat qe do te vine.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037379264831543