INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH, ''abuzimet'' financiare të institucioneve publike mbi 200 miliardë lekë

KLSH, ''abuzimet'' financiare të institucioneve publike mbi 200 miliardë lekë

Publikuar më: 09:59 05-04-2019

Në arkat e Institucioneve publike mungojnë mbi 213 miliardë lekë. Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cilia ka zbuluar gjatë auditimeve të zhvilluara në vitin 2018 dëme kolosale në financat e shtetit. Dëmet janë shkaktuar nga shpenzimet edhe mosmbledhja e të ardhurave që në fakt duhet të ishin arkëtuar në kohë. 

Më konkretish janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24 miliardë lekë ose 193 milionë euro, shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189 miliardë lekë. Po kështu dhe 116 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 73 miliardë lekë afërsisht 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë dhe efektivitet. Mes të tjerash KLSH në raport citon se ka një problematikë të theksuar nga ana e institucioneve publike lidhur me detyrimet e prapambetura, pasi paratë e buxhetit në një pjesë të mirë të rasteve shkojnë për punë që duhet të ishin paguar me kohë dhe kjo ul efektin që kanë këto shpenzime në jetën e qytetarëve. Për ta thënë më qartë janë paga të punonjësve që kanë fituar gjyqet, fatura apo taksa të papaguara në kohë.
Nga KLSH u konstatuan 6.857 pagesa të faturave dhe detyrimeve të prapambetura në shumën 8.7 miliardë lekë. Ndërkohë u analizuan pagesat e kryera gjatë 7-mujorit 2018 ne zërin shpenzime kapitale ku rezulton se pagesat e lidhura me fatura që mbajnë datë 2017 janë në vlerë 11.5 miliardë lekë, duke treguar që gjatë vitit 2017 detyrimet e prapambetura janë rritur.
Numri më i lartë i shkeljeve konstatohet në njësitë e qeverisjes vendore dhe tek disa ministri, si ajo e Shëndetësisë e Brendshme dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727