INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH kallëzon ish-kryetarin dhe 4 drejtues të bashkisë Dibër

KLSH kallëzon ish-kryetarin dhe 4 drejtues të bashkisë Dibër

Publikuar më: 15:38 15-10-2018

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-kryetarin dhe 4 drejtues të tjerë në bashkinë e Dibrës. Nga auditi i KLSH, dëmi ekonomik i konstatuar është në vlerën prej 71.8 milionë lekë, ose mbi 570 mijë euro dhe efekti negativ në Buxhetin e Shtetit nga përdorimi i fondeve publike pa ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet në vlerën 204,2 milionë lekë ose mbi 1.6 milionë euro.
‘’Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit financiar dhe të përputhshmërisë, me përparësi prokurimet publike me nr. 545/1, datë 03.05.2018, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Dibër, për veprimtarinë nga data 01.01.2016 deri më 31.12.2017.
Me Vendimin nr. 121, datë 06.09.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 545/10, datë 06.09.2018, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ, si dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 71,8 milionë lekë (nga të cilat mbi 2,6 milionë lekë, në mos mbajtjen e penaliteve për punime jashtë afatit, 17,6 milionë lekë për mos aplikimin e TVSH-së në zbatimin e kontratave për punë publike dhe 51,552,315 lekë në përzgjedhjen e gabuar të ofertave fituese në procedurat e prokurimit), si dhe për përdorimin e fondeve publike pa ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet në vlerën 204,2 milionë lekë.
Gjatë auditimit, KLSH konstatoi shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi, në zbatimin e investimeve, etj.’’thuhet në njoftimin e KLSH.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717