INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH kallëzon penalisht 5 ish-regjistrues e 2 nëpunës të ZRP-së Korçë

KLSH kallëzon penalisht 5 ish-regjistrues e 2 nëpunës të ZRP-së Korçë

Publikuar më: 17:07 04-08-2017

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon penalisht në Prokurori pesë ish-regjistrues dhe dy nëpunës të Zyrës së Regjistrimit të Pronave së Korçës. Nga kontrollet e KLSH ka rezultuar se zyrtarët i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 39.2 milionë lekë. KLSH bën me dije se ka kryer kallëzimin penal ndaj ish-regjistruesve me iniciale  SH.V, AK, DH.Ç, K.B  dhe E.R, ish regjistrues të ZVRPP Korçë, si dhe për A.D dhe E.N, nëpunës të këtij institucioni, për konsumim të elementëve të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Raporti i përfundimtar i auditimit në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, për periudhën Janar 2014 – Dhjetor 2016 të aktivitetit të këtij institucioni ka hedhur dritë mbi faktin se ish-regjistruesit kanë kryer transaksione të paligjshme me pronat shtetërore dhe regjistruar privatizime, pa u paguar detyrimet ndaj Shtetit, duke tjetërsuar pronat “shtet” dhe kthyer prona nga lloji “shkëmb”në llojin“arë”, duke favorizuar persona të interesuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039489269256592