INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KLSH kritika Avokaturës së Shtetit për përzgjedhjen e studiove, që përfaqësojnë Shqipërinë në arbitrazh[VIDEO]

Publikuar më: 14:05 31-10-2018

Këshilli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga Avokatura e Shtetit më shumë përgjegjshmëri mbi përzgjedhjet e studiove ligjore, që ndjekin çështjet e arbitrazhit. Këto janë çështje që hapen nga palë të treta ndaj shtetit shqiptar apo anasjelltas dhe Avokatura e Shtetit i ndjek nga afër.

Në një raport të Kontollit të Lartë të Shtetit nënvizohet se nuk ka pasur kritere shumë specifike për përzgjedhjen e tyre. Këto kritere janë konstatuar se janë me karakter përgjithësues, duke lënë hapësira që përzgjedhja e kompanisë fituese të jetë subjektive.
Lidhur me këtë, KLSH ka rekomanduar që Avokatura e Shtetit të hartojë një udhëzim, ku të parashikohen në mënyrë specifike kriteret e përzgjedhjes. Së pari çmim i konsulencës rekomandohet që të llogaritet duke ju referuar kontratave të ngjashme që Shteti Shqiptar ka lidhur ose të bazohet në tarifa të kontratave me karakter të ngjashëm në tregun privat.
Së dyti KLSH thotë se kriteri i specialiteti apo ekspertiza profesionale të detajohet në mënyrë të tillë që studiot ligjore të garojnë për të mbrojtur çështjet përmes faktimit të njohurive, që disponojnë në fushën e kërkuar të ekspertizës.
Një tjetër kriter bazë për përzgjedhjen e studiove ligjore të avokatisë lidhet dhe me numrin e çështjeve të fituara më parë për objekte të ngjashme.
Po me shumë të ngjarë këto rekomandime në zbatim do t’i verë Avokati i ri i shtetit Artur Metani, pasi sot Rama shkarkoi Alma Hiçkën.

Article Logic
Execution time: 0.005112886428833