INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH kritika për turizmin! Ku çalon...

KLSH kritika për turizmin! Ku çalon...

Publikuar më: 10:12 22-09-2017

Turizmi edhe pse së fundmi ka marrë vëmendje edhe nga të huajt, ende nuk është në nivelet e duhura. Këtë opinion ka ndarë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi, në Ministrinë e Turizmit. Në raportin e tij KLSH theksohet se nuk ka ende një strategji të miratuar për vitet 2017-2022 dhe që tashmë duhet të ishte gati. KLSH vëren se disa raportimet, që duhet të bëhen çdo muaj pranë agjencive dhe turoperatorëve nuk janë plotësuar dhe për pasojë shifërat asnjëherë s’janë të sakta. Sipas KLSH mungesa e statistikave reale të sektorit bën që edhe strategjitë të kenë vështirësi dhe mangësi në rast hartimi. Në takimet e Task Forcës së Turizmit ka pasur gjithmonë një vëmendje të veçantë për të nxjerrë si problem mungesën e sinjalistikës thuhet në raport, por pavarësisht kësja masat kanë qenë anemike.

Article Logic
Execution time: 0.0037858486175537