INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH zbulon ABUZIMET me fondet: Anëtarët e bordit të universitetit shpërblejnë veten me...

KLSH zbulon ABUZIMET me fondet: Anëtarët e bordit të universitetit shpërblejnë veten me...

Publikuar më: 14:46 22-12-2018

Anëtarët e Bordit të Administrimit të Universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë firmosur e vulosur shpërblime për veten.
Një gjë e tillë është zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka konstatuar shkelje e abuzime të mëdha me fondet, duke nisur nga paratë e studentëve.

Kështu, në raportin e auditimit për vitet 2016-2017 administrata e këtij Universiteti ka abuzuar me paratë e studentëve, tenderat, naftën, dietat etj.

Anëtarët e Bordit të Administrimit të Universitetit, kanë shpërblyer veten me nga 35 mijë lekë, ndërsa kryetari i bordit me 40 mijë lekë.

Ky shpërblim rezulton në konflikt interesi, sepse bordi vetë ka vendosur dhe vetë ka vulosur për pagesat e përfituara.
Abuzim është vlerësuar edhe blerja e 99.984 litrave karburant pa e justifikuar me dokumentacion. Sipas KLSH-së, nuk ka asnjë dokumentacion që të justifikojë shumën prej 727.500 lekë për blerjen e 1164 librave. Sipas raportit të KLSH, Administrata e Universitetit të Korçës ka abuzuar edhe me udhëtimet jashtë vendit si dhe pritjet e përcjelljet.

Dëmi ekonomik nga përllogaritja e gabuar e dietave për udhëtime jashtë shtetit vlerësohet 32.671 lekë.

Shkelje janë konstatuar nga KLSH edhe në respektimin e kuotave financiare të pritjeve dhe përcjelljeve zyrtare me rastin e 45 vjetorit të Universitetit. Abuzimet e tjera lidhen me blerjen e 272 copë bojëra printerësh dhe fotokopjesh, të nxjerra jashtë përdorimit si ‘janë tharë’ në vlerën 1.371.491 lekë. Raporti I auditimit të KLSH konkludon se Universiteti i Korçës në disa tendera nuk ka zbatuar dhe respektuar detyrimet ligjore.

Gjithashtu KLSH konstaton si abuziv tenderin e rikonstruksionit të godinës së ish konviktit të Shkollës Mekanike e kthyer në selinë e Rektoratit të Universitetit.
Çështja e universiteteve, bordeve drejtuese, anëtarëve të tyre e sidomos menaxhimi i parave shtetërore, është çështja më e nxehtë e momentit, që prej tre javësh kur studentët, u ngritën në protestë.

Article Logic
Execution time: 0.0027141571044922