INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KLSH zbulon një skandal! Mungojnë 1.8 milionë listëpagesa të sigurimeve të punonjësve[VIDEO]

Publikuar më: 14:42 14-09-2018

Këshilli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal me përmasa të mëdha. Rezulton se të paktën 1.8 milionë listëpagesa që përcaktojnë pagat dhe sigurimet e të punësuarve rezultojnë të mos jenë transferuar nga Drejtoria e Tatimeve tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Kjo e dhënë alarmanet ka dalë nga auditim i fundit i KLSH-së tek Instituti i Sigurimeve dhe ka dhënë dhe detaje në lidhje me këtë neglizhencë që ka dëmtuar jo pak persona në moshë pensioni.

Sipas KLSH, në fund të vitit 2017 rezultojnë gjithsej 1 milion e 810mijë listë pagesa të munguara dhe nga këto rreth 94% janë të munguara të të vetëpunësuarve të biznesit të vogël, 6% janë listëpagesa të munguara të biznesit të madh dhe pjesa tjetrë të subjekteve publike.
Por problematika me listëpagesat e munguara është më e hershme që prej vitit 2014 dhe në disa raste është kthyer edhe në pengesë për llogaritjen e pensionit për persona që kanë nisur procedurat për përfituar pension dhe janë zvaritur nëpër zyra, pasi janë ndeshur me mungesë dokumentacioni.
KLSH ka konstatuar se mungesat më të mëdha në numrin e listë pagesave vjetore që duhet të dërgojnë tatimet tek sigurimet i përkasin vitit 2014. KLSH zyrtarisht ka vënë në djeni Drejtorinë e Tatimeve dhe po merren masat që ky informacion të kalojë tek sigurimet, kjo çështje vijon të jetë ende në proces, duke krijuar problematika në përdorimin online të kësaj baze, të rëndësishme të dhënashë për persoant që janë në prag pensioni.

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275