Borussia Dortmund ka pranuar ofertën prej 100 milionë eurosh nga Barcelona për Ousmane Dembele. Por, bisedimet janë bllokuar për shkak të shtesave që duan gjermanët të përfshijnë në marrëveshje.
Dormtundi, sipas Sport dëshiron që 30 milionë euro të shtohen në marrëveshje prej paraqitjeve të lojtarit, që do të shkonte në 130 milionë, por Barcelona po mundohet të ulë përgjysmë këtë shifër.