Klubi i Tiranës duket se tanimë po me rimerr veten, këtë gjë e vërtetoi më së miri edhe ngjitja në superligë.
Por mesa duket, nuk e ka vendosur ende se ku do ta zhvillojë fazën përgatitore, megjithatë një opsion mbetet Italia. Dhe për ta përforcuar këtë, mendojnë mediat përtej Adriatikut.
Askoli i Serze Kozmit, që militon në Serinë B, është duke planifikuar kalendarin e miqësoreve dhe në këtë listë paraprake kanë përfshirë edhe skuadrën e drejtuar prej Ze Marias.
Nuk ka asgjë zyrtare, pasi vetëm në ditët e ardhshme, klubi do të marrë një vendim edhe për këtë çështje. Në lojë janë ende vende si Greqia, Turqia, Sllovenia, por edhe Maqedonia. E vetmja gjë që dihet me siguri aktualisht, është që të enjten bardheblutë do të nisin stërvitjet në “Skënder Halili”.