Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Europian, Knut Fleckeinstein është një tjetër tifoz i Kombëtares shqiptare në këtë Euro 2016. Ai duket se ka krijuar një lidhje shpirtërore me vendin tonë dhe sigurisht nuk ka munguar as urimi i tij për kombëtaren në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës. Nëpërmjet një statusi të postuar në facebook-un e tij, ai ka folur për Shqipërinë. “Jam i sigurt se Shqipëria do të fitojë kundër Zvicrës. Kjo sepse kjo skuadër ka një shpirt dhe një dëshirë të pakufishme për të fituar”, shkruan Fleckeinstein në prag të ndeshjes.