INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicion me Edi Ramën? Basha jep përgjigjen e prerë

Koalicion me Edi Ramën? Basha jep përgjigjen e prerë

Publikuar më: 09:36 18-06-2017

I nxitur ndoshta edhe nga thirrja e djeshme e deputetit Astrit Patozi për të sqaruar një orë e më parë pozicionin e tij lidhur me “legjendën” e një marrëveshjeje të fshehtë midis tij dhe Edi Ramës, për bashkëqeverisje paszgjedhore, kryetari Lulzim Basha, ka qartësuar se asnjë marrëveshje e tillë nuk ekziston. Frazën mohuese Basha e ka lëshuar gjatë takimit me banorë të Peqinit, ku ka shpalosur edhe efeketet që do të sjellë plani i tij ekonomik.

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje! Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”, është shprehur Basha. Më tej ai u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij.

“Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale.

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248