INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicion me PD në shtator? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Koalicion me PD në shtator? Ja si përgjigjet Monika Kryemadhi

Publikuar më: 20:05 03-08-2017

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në studion e lajmeve të Abcnews e pyetur për koalicion me PD-në në opozitë, tha se partia që ajo drejton është e hapur për koalicion opozitar.

 “Unë e kam thënë, e them, edhe në konventën LSI e kam thënë LSI është e hapur për nje front kombëtar opozitar pa dallime ideologjike, se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë, se do kemi edhe një qeverisje më të mirë, do kemi edhe demokraci, se Shqipëria është një vend që vazhdon të jetë në tranzicion”, tha Kryemadhi.

Ndërsa është pyetur për debatet në  PD  dhe lënien jashtë listave të disa nga zërave më të vjetër në PD Kryemadhi nuk  ka dashur ta komentojë këtë situatë mes tyre.

“Nuk dua ta analizoj PD duke pasur parasysh debatin që kanë dhe shpreësoj t’i zgjidhin”.

Gazetarja: Të jep besim Basha për të patur një koalicin me të?

“Mua me jep besim ne rradhe te pare vetje ime dhe per ti çur gjerat deri ne fund.. Une besoj te vlerat tek çdo njeri…”.

Article Logic
Execution time: 0.0061130523681641