Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishte sot i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ku ndër të tjera foli edhe për një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike. Duke komentuar një deklaratë të kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se PD nuk do të bëjë koalicion me LSI-në, Meta tha se i bashkohet mendimit të kryedemokratit.
“Basha nuk ka nevojë të bërtasë. Unë i bashkohem përgjigjes së tij. Nuk ka arsye për një koalicion me PD” tha Meta.