Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij në Fier, ka shuar spekulimet për një koalicion të mundshëm PD-PS pas zgjedhjeve të 25 qershorit.
“Mos dëgjoni fare ato që do qeverisin bashkë.
Ne jemi marrë vesh vetëm për një gjë: Ja sheshi ja mejdani, pastaj do vendos populli se kush do mbajë timonin 4 viteve të ardhshme”, tha Rama.
Ai ndërkohë ka ironizuar Lulzim Bashën, duke thënë se pas takimeve, tani e njeh më mirë.
“Tani që e njoh dhe nga afër Lulin, ju them harrojeni.
Ka vetëm një fuqi që mund ta bëjë deri në fund shtetin, amanetin e rilindësve dhe dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për vendin, dhe kjo është vetëm PS,” tha Rama.
Rama tha ndër të tjera se në jetën e tij nuk e kishte pritur t’i lutej një njeriu sa i është lutur Bashës për ta takuar.
“Edhe ne s’do donim që PS të fitojë zgjedhje pa kundërshtarë, i donin ato karrige për të kontrolluar zgjedhjet nga brenda, bujrum i morën, le të shohin nga brenda se si sillemi ne nga brenda. Ne nuk hyjmë tek ata që shkelin ligjin.
Ne nuk bëjmë presione. Ne sa herë kemi hyrë në zgjedhje, e kemi marrë nga zemrat dhe mendjet e njerëzve dhe jo duke futur duart në xhepat e tyre.
U bind dhe Luli dhe të tjerët që nuk mund të na, s’ma merrte mendje që do i lutesha një njeriu siç i jam lutur Lulit për ta takuar,” tha Rama.