INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicioni/ Çfarë po bisedohet në takimin Rama-Meta?

Koalicioni/ Çfarë po bisedohet në takimin Rama-Meta?

Publikuar më: 10:28 15-04-2017

Ndër temat e para të diskutuara në takimin e sotëm  Rama-Meta është garancia për një votë të lirë e cila do sjellë jo vetëm përmbushjen e kresave të opozitës por edhe përmbushjen e standardeve.

Takimi Rama-Meta ka nisur zyrtarisht rreth orës 10:20, në Hotel Tirana dhe vjen në një moment kur situata politike në vend është në ngërç për shkak të kërkesës së opozitës për krijimin e një qeveri teknike, që do ta drejtojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Burime brenda takimit që po zhvillohet me dyer të mbyllura, siç konfirmon për BalkanËeb gazetarja Marsela Karapanço, thonë se tema e parë e takimit mes dy aleatëve është garancia për votën e lirë dhe zgjedhjet e ndershme, e cila do sjellë jo vetëm përmbushjen e kërkesave të opozitës por edhe përmbushjen e standardeve.

Kujtojmë se në këtë takim, kryeministri Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe sekretari i Përgjithshem i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shoqërohet nga kryetari i grupit të LSI-se, Luan Rama dhe nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0032358169555664