INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë apel Ramës e Bashës

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë apel Ramës e Bashës

Publikuar më: 17:42 04-05-2018

 

 

‘’Frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi për interesat madhore të vendit’’

Është ky mesazhi i Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë për liderin politik të mazhorancës Rama dhe atij të opozitës Basha. Ata kanë kërkuar që t’i kushtojnë vëmendjen e duhur procesit të reformës zgjedhore dhe të ndërmarrin një vendosje të qartë politike mbi modalitetin dhe objektivat.

Në një deklaratë për mediat, KVV thotë se ecuria e procesit të Reformës Zgjedhore nuk është premtuese pa dakordësimin e vullnetit më të lartë politik mbi çështjet thelbësore.

"Prej tyre pritet të përcaktohet nëse procesi do jetë një artikulim i ngushtë bi-partizan në traditën e vendosur, por së paku duke konkluduar në një produkt ligjor, apo do të ndërmerret një proces integral gjithëpërfshirës sikundër janë bërë zotime dhe e meriton procesi. Pa një qartësim të tillë, diskutimi teknik nuk do të arrijë të konkludojë në produkt ligjor dhe do të sjellë ridikulizim të vetë proceseve reformuese në vend", thuhet në njoftim.

Gjithashtu kjo shprehje e vullnetit politik bëhet akoma më e domosdoshme nëse pretendohet të adresohen ndryshime të çështjeve thelbësore të procesit zgjedhor .Këto ndryshime ligjore duhet të miratohen brenda muajit qershor 2018, një vit para zgjedhjeve vendore të qershorit 2019.

Koalicioni sjell në vëmendje se Komisioni duhet të angazhohet së pari në adresimin e problematikave ngushtësisht të lidhura me procesin e Zgjedhjeve Lokale dhe t’i miratojë ato brenda mandatit aktual të zgjatur nga Kuvendi. Ndërkohë, dialogu politik dhe grupi i ekspertëve të vazhdojë adresimin e çështjeve të tjera në raport me Zgjedhjet Parlamentare, të cilat të adresohen institucionalisht pas zgjedhjeve vendore 2019.

Article Logic
Execution time: 0.0021138191223145