INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koalicioni PS-LSI: Rama dhe Meta takim kokë më kokë tek Markata e Peshkut

Koalicioni PS-LSI: Rama dhe Meta takim kokë më kokë tek Markata e Peshkut

Publikuar më: 21:14 02-04-2017

Darka e parë në Gjirin e Lalëzit, ku u mor vendimi për një koalicion mes Edi Ramës dhe Ilir Metës u pagëzua si “Darka e ngjalave”.

Shkak u bë ftesa publike që Meta bëri atëherë për Edi Ramën, ku ai përmendi gatimin me ngjala. Realisht në darkën e negociuar nga Nard Koka nuk u konsumua ngjala.

 

Më shumë se 4 vite më pas, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë zgjedhur të takohen tek Markata e Peshkut, një restorant me gatime deti. Të dy kanë lënë të hapur mundësinë për të mos dalë në një koalicion në zgjedhje. Gjithçka do të varet nga negociatat, ose më saktë nga kërkesa dhe oferta që shtrohen në tavolinë. Përpara kanë shumë vendime për të marrë dhe zgjedhja e një restoranti me gatime peshku, duket se është ndikuar nga një sens supersticioni.

Bashkë me Edi Ramën dhe Ilir Metën, në darkën tek Pazari i Ri është edhe Erion Veliaj dhe Petrit Vasili. Në takim pritet të merret një vendim për zgjedhjet në Kavajë ose për koalicionin në 18 qershor. Në zgjedhjet e Kavajës, LSI nuk ka dërguar emra në KZAZ, por kandidatura e propozuar fillimisht nga PS është ndryshuar. Nuk dihet nëse LSI do t’i qëndrojë idesë se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, si për Kavajën, ashtu edhe për në 18 Qershor. Po ashtu, mbetet pa përgjigje edhe koalicioni mes PS dhe LSI, një çështje që pritet të diskutohet në takim.

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322