Para pranimit në Bashkimin Evropian Serbia duhet t’i plotësojë kriteret përfundimtare në mënyrë të qartë dhe të vazhdojë punën në marrëveshjen mbi normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka deklaruar për Radio Evropa e Lirë zëdhënësja e përfaqësueses së lartë e BE Maja Kocijançiç.
“Serbia është ajo e cila duhet të bëjë atë çfarë është e nevojshme për përparim në procesin e zgjerimit. Gjithashtu, është përcaktuar qartë se duhet vazhduar puna në marrëveshjen në mes të Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Kjo punë këtu është në vazhdim dhe ne e kemi qenë të qartë se cilat janë pritjet tona”. Kështu është përgjigjur ajo në porosinë e kryetarit serb Aleksandar Vuçiç, i cili në intervistën dhënë Reutersit ka thënë se në rast të arritjes së marrëveshjes me Prishtinën. “Serbia duhet të marri garanci të qarta se do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2025”.