INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kocijançiç: Rinovimi i urës në Ibër, pjesë e marrëveshjes [Video]

Publikuar më: 17:16 08-12-2016

Ndërtimi i një muri në Mitrovicën Veriore ka bërë që drejtuesit e qeverisë së Kosovës ti drejtohen edhe Bashkimit Europian. Po zëdhënësja e Frederica Mogherinit, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme, Maja Kocijançiç nuk ka dhënë sqarime për ndërtimin e murit matanë urës së Ibrit. Ajo ka deklaruar se “rinovimi i urës në Ibër dhe ndërtimi i shëtirores , janë pjesë e marrëveshjes e se këto ndërtime po bëhen me fonde të BE-së.
“Marrëveshja për urën në Mitrovicë konsiston në rinovimin e vet urës së Mitrovicës, me fonde të BE-së, dhe kthimin e rrugës “Mbreti Petër” në shëtitore. Së bashku, ura dhe rruga, do të rihapen më 20 janar 2017, sipas marrëveshjes”, ka thënë Kocijançiç.
Më tej përfaqësuesja e BE-së ka shtuar se “janë në kontakt me aktorët kryesorë të këtij procesi për të siguruar një dizajn rinovimi, të pranueshëm për të gjithë”. Sipas Kocijançiç gjithë qytetarët do të përfitojnë nag kjo marrëveshje.

Article Logic
Execution time: 0.0023348331451416