INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kodheli nuk dorëzohet, vazhdon betejën kundër Dermirajt

Kodheli nuk dorëzohet, vazhdon betejën kundër Dermirajt

Publikuar më: 09:37 20-07-2017

Mimi Kodheli nuk është pajtuar me vendimin që e kthen në detyrë Dritan Demiraj. Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ministrja e Mbrojtjes ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën e lartë. Është vetë kjo ministri e cila me anë të një njoftimi thotë se Kodheli do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë, sapo të marrë të zbardhur vendimin e Apelit.
Mimi Kodheli:
“Gjykata Administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë padinë e kolonelit në lirim. Në këto kushte, menjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes”.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021