INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kodi i ri Penal edhe për dhunuesit e mësuesve

Kodi i ri Penal edhe për dhunuesit e mësuesve

Publikuar më: 08:44 03-05-2019

Kodi i ri Penal që qeveria është duke e përgatitur do të prek të gjithë punonjësit e shtetit. Dje kryeministri Edi Rama bëri me dije se në Kodin Penal do të parashikohen ndëshkime për dhunuesit e mjekëve, punonjësve të policisë, dhunën në stadiume dhe abuzuesit me ushqimet.

Por nuk do të jenë vetëm këto kategori që do të mbrohen me ndëshkime më të forta nga Kodi Penal. Do të jenë edhe mësuesit.
Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Besa Shahini referuar rastit të fundit të dhunës në një shkollë në Lundër në muajin prill. “Për rastet e dhunës si ky apo ato ndaj mjekëve, policëve dhe kujtdo punonjësi tjetër që mundohet t'i shërbejë qytetarëve me punën e tij, kemi nisur paketën e re të ndryshimeve në kodin penal, e cila do të votohet në seancën plenare të radhës. Qëllimi është që dënimi të jetë i përshtatshëm dhe të shërbejë si parandalues i akteve pa sens të dhunës!", shkruan Shahini.

Aktualisht, qeveria ka përgatitur një draft paraprak me ndryshime në Kodin Penal. Këto parashikime do të mësohen ndërsa do të nisin diskutimet në komisionet parlamentare. Për votimin e ndryshimeve në Kodin Penal nevojiten minimalisht 84 vota deputetësh.

Article Logic
Execution time: 0.0018689632415771