INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koenders takim me Metën:

Koenders takim me Metën: "Mirëbesim dhe kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme"

Publikuar më: 11:32 17-04-2017

Gjatë takimit që u zhvillua ditën e sotme kryediplomati holandez është shprehur se Bashkimi Evropian kërkon dhe mbështet zbatimin e reformës në drejtësi.
Ai ka theksuar se dëshiron një klimë mirëbesimi dhe kompromisi për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta nënvizoi se integrimi evropian kërkon zbatim cilësor të reformave dhe reforma në drejtësi mbetet kryefjala e angazhimit tonë politik.
Referuar bojkotit të opozitës, Meta deklaroi se Kuvendi mbetet vendi i dialogut politik dhe i besimit reciprok me partive.
Meta dhe Koenders biseduan dhe mbi bashkëpunimin dypalësh.
"Hollanda përfaqëson një vend domethënës për Shqipërinë brenda BE.Kuvendi i Shqipërisë mirëpret intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare, bashkëpunimit qeveritar dhe ekonomik mes dy vendeve" u shpreh Meta

Article Logic
Execution time: 0.0021340847015381