INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koha e lirë, të rinjtë e 'vrasin' në kafe dhe rrjetet sociale

Koha e lirë, të rinjtë e 'vrasin' në kafe dhe rrjetet sociale

Publikuar më: 09:55 04-04-2019

Më shumë se gjysma e të rinjve shqiptarë e kalojnë kohën në bare. Kjo mënyrë e të kaluarit të kohës së lirë është në mbi 50 për qind e të rinjeve, sipas një sondazhi të kryer nga “Friedrich Ebert”.

Vetëm 21 për qind e të pyeturve kanë thënë se baret në kohën e lirë i frekuentojnë me raste. 

Në këtë mënyrë të të kaluarit të kohës së lirë rëndësi ka faktori ekonomik. 8 për qind e të rinjve nga grupi më i varfër ekonomikisht nuk del kurrë, krahasuar me mesataren kombëtare, që është vetëm 1 për qind.
Hapësira online zë një pjesë të mirë të kohës së të rinjve shqiptarë. Sipas rezultateve të sondazhit, të rinjtë shqiptarë harxhojnë çdo ditë mesatarisht 3.9 orë online dhe 2.3 orë duke parë televizor.
Për meshkujt kjo kohë është dhe pak më e madhe deri në 4.1 orë në ditë.
Por për çfarë e përdorin internetin të rinjtë shqiptarë? koha më e madhe e kaluar në interet është në rrjetet sociale, që zënë 87 për qind e kohës së përdorur dhe vetëm 48 për qind për marrje të informacionit dhe projektet e shkollës.
Një tjetër mënyrë e të kaluarit të kohës është leximi i librave. Këtu theksohet ndarje e madhe mes dy gjinive.
Ndërkohë që 20 për qind e vajzave lexojnë shumë dhe rregullisht, vetëm 8 për qind e djemve e bëjnë këtë gjë.
Po ashtu vetëm 12 për qind e vajzave thonë se nuk lexojnë kurrë, ndërkohë që këtë e pohojnë 31 për qind e djemve.
Duke qenë se numri i qendrave rinore në Shqipëri është shumë i vogël, edhe për qindja e të rinjve, që shpenzojnë kohë në to është shumë e vogël.

Article Logic
Execution time: 0.0024521350860596