INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koha për t'i dhënë fund lidhjes nëse shihni këto 3 shenja

Koha për t'i dhënë fund lidhjes nëse shihni këto 3 shenja

Publikuar më: 09:37 11-04-2017

Ndodh shpesh që një lidhje të kalojë nga ndjenja e fortë në prag të ndarjes pa e kuptuar.

Gjendemi befasisht në fund të saj dhe nuk e kuptojmë se si kemi mbërritur në atë pikë. Por nuk është tamam kështu. Shenjat që lidhja juaj po shkonte drejt fundit janë shfaqur por ju nuk keni qenë të vëmendshëm që t’i kuptoni.

Intimiteti po vdes
Përveç faktit që nuk diskutoni më haptazi me njëri-tjetrin ju nuk kapeni më prej dore dhe nuk shprehni dashurinë në publik si dikur. Shuarja e intimitetit është një nga sinjalet më kryesore dhe njëkohësisht më vrastare të lidhjeve që po shkojnë drejt fundit. Merrni në dorë frenat e lidhjes suaj dhe diskutoni për një të mirë të përbashkët.

Nuk keni më kohë për njëri-tjetrin
Sado të zënë që të jeni përgjatë ditës, nëse ekziston dëshira mund të gjeni kohë për njëri-tjetrin. Nëse papritur nuk përpiqeni të krijoni hapësira për t’u takuar, për të ndenjur bashkë apo për aventura në çift, kjo është një shenjë se gjërat nuk janë si më parë.

Duke mos krijuar kohë, ju tregoni se nuk dëshironi të vazhdoni të jeni nën praninë e njëri-tjetrit. Në disa raste ju mund të jeni të vetëdijshëm për atë që duhet bërë, por e gjeni veten pa energji. Ky është sinjali se entuziazmi ka vdekur dhe se nuk doni të bëni më sakrifica për dashurinë tuaj.

Komunikimi është rralluar
Komunikimi është baza e çdo marrëdhënieje njerëzore. Nëse vini re se në lidhjen tuaj në çift gjërat po shkojnë drejt zbehjes dhe se nuk e pyesni më njëri-tjetrin se si e kaluat ditën, atëherë e ardhmja nuk do të jetë e mirë për lidhjen.

Mungesa e komunikimit mund të vijë, sepse nuk ju intereson të dini më gjërat e personit tjetër ose ngaqë nuk keni më se çfarë të diskutoni. Në të dyja rastet, përfundimi do të jetë një ndarje e hidhur. Megjithatë mos u trishtoni, jeta ka plot surpriza të tjera.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984