Nëse do i vendosnim një epitet, sigurisht që i duhuri do ishte “vajza e hiteve”.
Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe gjithmonë di si t’i bëjë fansat ta duan gjithnjë e më shumë. Ajo nuk u dhuro vetëm super hite, por Instagrami i saj është i tejmbushur me foto sensuale. Ditët e fundit ajo ka udhëtuar me Lori Hoxhën në Los Angeles teksa i kemi parë shumë aktive, por fatmirësisht Era ka gjetur kohën të bëjë atë që kishte kohë pa e bërë. Bëhet fjalë për “selfie”, por Strefie nuk sjell selfie dosido. Këngëtarja e “Redrum” ka publikuar një foto në Instagram me flokë të çregullt, me buzët e lyera me të kuqe, por shikimi i saj është me të vërtetë shumë sensual.
“Kohë e gjatë pa bërë selfie”, ka shkruar Istrefi bashkangjitur fotos.
Ajo është gjithmonë tërheqëse, shumë tërheqëse!