INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokaina “mbërthen” parlamentin. Opozita akuzon qeverinë se fshehu faktet. Reagon Xhafaj [VIDEO]

Kokaina “mbërthen” parlamentin. Opozita akuzon qeverinë se fshehu faktet. Reagon Xhafaj [VIDEO]

Publikuar më: 18:29 05-03-2018

Kapja e sasisë prej 613 kilogramë kokaine ka qenë kryefjala e opozitës në këtë seancë parlamentare. Kryetari i opozitës Lulëzim Basha akuzoi drejtëpërdrejtë qeverinë se është e lidhur kokë e këmbë me krimin. Basha hodhi dyshime se pas trafikimit të heroinës nga Kolumbia qëndrojnë njerëz me pushtet ndërsa Berisha
drejtoi gishtin drejt familjarëve të kryeministrit.

"Faktet që Edi Rama, Fatmir Xhafaj, përpiqen ti fshehin me cdo kusht, në 28 shkurt u kapën 628 kg heroinë. Pse Rama mohoi bashkëpunimin me patnerët, pse Xhafaj mohoi ndërkombëtarët. Pronari u largua një ditë para se konteneri të dilte u arratis në drejtim të paditur. Përgjigja e thjeshtë dhe e kuptushme, ngarkesa e një linje që fundkionon pa ndërprerje që me ardhjen e Ramës në pushtet," shprehet Basha

"Drogë e adresuar direkt për Olsi ramën, drogë që u shënua që në nisje nga autoritetet italine. Pse unë tregojë me gisht EDIN dhe vëllain e tij Olsin jo për politik po se në 28 u përsërit zibraka" u shpre Berisha

Por ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj hodhi poshtë pretendimet e opozitës duke bërë të qartë se operacioni ishte një sukses i strukturave vendase, ndërsa akuzoi opozitën se po baltos punën e policisë.
Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi se ishin demokratët ata që lejuan modelin e Lazaratit dhe fuqizuan bandat e trafikut të drogës.

 

Article Logic
Execution time: 0.003925085067749