Vendoset masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Elbasanit për 6 personat që u kapën 550 gr kokainë. Ndërkohë në hetim në gjendje të lirë janë lënë dy vajzat Odeta Omeri dhe Aurela Ferro. Mes të arrestuarve ishte edhe miku i Shullazit, Klajdi Gjeçi.
Si pasojë e operacionit të koduar “Shënkolli” ranë në pranga:
- Klaudjo Trungu, 31 vjeç, banues në Elbasan
- Agron Qafa, 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit
-Skënder Pëllumbi, 23 vjeç, banues në Elbasan
-Lavdosh Demaj, 35 vjeç, banues në Elbasan
-Lorencio Gjini, 25 vjeç, banues në Elbasan
-Klajdi Gjeçi, 32 vjeç, banues në Elbasan me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit
Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë Odeta Omeri dhe Aurela Ferro.
Në këtë operacion u përfshinë strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Reparti RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, raporton Policia.