INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kokaina në Spanjë, një nga të arrestuarit djali i një ish-gjykatësi [EMRI]

Kokaina në Spanjë, një nga të arrestuarit djali i një ish-gjykatësi [EMRI]

Publikuar më: 16:32 02-05-2018

Dritan Gradica është një prej personave të arrestuar me 1 ton kokainë në Spanjë. Mësohet se ai është djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica.

Mësohet se 43-vjeçari Dritan Gradica ka hyrë në Shqipëri në 18 janar 2018 dhe nga sistemi rezulton se ai ka ardhur në Rinas dhe ka dalë nga Shqipëria më 26 janar nga pika doganore e Kakavijës.

Kokaina u kap dy ditë më parë dhe i përkiste një grupi të strukturuar kriminal që drejtohej nga dy shqiptarë, pikërisht nga Dritan Gradica dhe Julian Deblini.

Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrit ndërsa mediat spanjolle raportuan se ata e merrnin drogën nga Kolumbia përmes avionëve.

Article Logic
Execution time: 0.003450870513916